Chelsea triumfon si mysafir i Slavia Pragës në Ligën e Evropës

Chelsea ka arritur të triumfoj në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Londinezët kanë triumfuar si mysafir në stadiumin Sinobo kundër Slavia Pragës me rezultat 1:0.
Megjithëse kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes, të besuarit e Maurizio Sarrit nuk arritën të tundin rrjetën e portës së çekëve.
Willian pati rast të mirë në të 25-tën minutë, por nuk arriti të realizoj gol duke e dërguar topin jashtë portës.
Edhe në pjesën e dytë The Blues luajtën mirë dhe kjo gjë u shpërblye me një gol të realizuar në minutat e fundit të takimit.
Në të 60 minutë, Antonio Rudiger ishte shumë afër të shënonte golin e parë në ndeshje, por portieri ishte i pozicionuar mirë për ta bllokuar atë.
Ibrahim Traore i Slavias pati një rast konkret njëzet minuta para përfundimit të takimit që e shpërdoroi para portierit Kepa Arrizabalaga.
Tre minuta para përfundimit të ballafaqimit, Marcos Alonso u përkujdes që të realizojë golin e parë pas një harkimi të saktë të Willianit
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste për të veçuar dhe kështu ndeshja përfundoi në dobi të Chelseat, 1:0.
Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 18 prill (e enjte). /Telegrafi/




































