Chelsea ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Evertoni me rezultat 3-0, ndërsa ndeshja tjetër në mes të Middlesbrough dhe Manchester City përfundoi me rezultat 2-2.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë për të dyja skuadrat që krijuan njëjtë raste dhe menaxhuan ndeshjen.


Megjithatë, në pjesën e dytë, “Blutë” treguan forcën e tyre të vërtetë duke shënuar tre gola dhe duke siguruar fitoren e radhës.

pedro1

Fillimisht ishte, Pedro Rodriguez, i cili shënoi një supergol në minutën e 66 të ndeshjes pas asistimit të Nemanja Matic dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Goli i dytë i skuadrës së Antonio Contes erdhi në minutën e 79, ku Gary Cahill u gjend më së miri në zonë duke shënuar nga afërsia për 2-0, ndërsa për 3-0 shënoi Willian dhe vulosi rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.

cahill

Pas kësaj fitore, Blutë kryesojnë me 81 pikë, ndërsa Everton renditet në vendin e shtatë me 58 pikë, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për tu zhvilluar. /Telegrafi/

https://twitter.com/going_for55/status/858691621889732608

https://www.dailymotion.com/video/x5kbxde_willian-goal-hd-everton-0-3-chelsea-30-04-2017_sport

Middlesbrough 2-1 Man City

Ndeshja tjetër e Ligës Premier në mes të Middlesbrough dhe Manchester Cityt ka përfunduar me barazim 2-2.

middlesbrough 1

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alvaro Negredo (38’) dhe Calum Chambers (78’) për vendasit, ndërsa Sergio Aguero (69’) dhe Gabriel Jesus (85').

https://twitter.com/PremierStreet/status/858684609969741824

https://twitter.com/nursalsabilahh/status/858694252003377153

https://www.dailymotion.com/video/x5kbwzb_super-goal-gabriel-jesus-2-2-middlesbrough-vs-manchester-city-30-04-2017-hd_sport

telegrafi sport app