LAJMI I FUNDIT:

Chelsea në vështirësi pas sanksioneve, Havertz thotë se do të paguajë me paratë e tij aeroplanin për në Lille

Chelsea në vështirësi pas sanksioneve, Havertz thotë se do të paguajë me paratë e tij aeroplanin për në Lille

Sulmuesi i Chelseat, Kai Havertz, thotë se nuk do ta ketë problem të paguajë udhëtimin me aeroplan për të dhe shokët e tij pasi gjigant londinez nuk ka mundësi që të paguajë udhëtimet në ndeshjet jashtë vendit nga fondet e saj.

Ekipi i Stamford Bridge nuk mund të shesë bileta individuale ose gjëra nga Fan Shopi pasi e gjithë pasuria e klubit është ngrirë për shkak të sanksioneve kundër pronarit Roman Abramovich.

Ndeshja e fundit kundër Newcastle ishte e lehtë për t’u organizuar sepse është një ndeshje në shtëpi dhe në kampionatin e tyre, por ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Lille ka zbuluar disa problemet reale.


Situata financiare në klub është e tillë që është e diskutueshme se si do të udhëtojë Chelsea. Sponsorët kryesorë u tërhoqën dhe kompania Three, e cila reklamon në fanellë, anuloi një kontratë me vlerë 40 milionë funte në vit.

Thomas Tuchel kritikon Boris Johnsonin për "prioritetet" pas komenteve ndaj Chelseat
Lexo po ashtu Thomas Tuchel kritikon Boris Johnsonin për "prioritetet" pas komenteve ndaj Chelseat

Mirëpo, lojtarët e kësaj skuadre, konkretisht Havertz, ka ofruar të paguajë për udhëtimin e skuadrës për në Francë, e më pas në Middlesbrough për ndeshjen e FA Cup, me shpresën se deri atëherë do të zgjidhen problemet.

“Për momentin ka çështje më të vështira në botë sesa dilema për një udhëtim me autobus ose aeroplan. Unë do të paguaj, nuk ka problem…”, ka thënë Havertz.

Kujtojmë, pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, sanksionet prekën edhe oligarkët rusë, përfshirë Abramovich, dhe qeveria britanike ndaloi të gjitha aktivitetet e tij në ishull. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Kalo në kategori