Chelsea po planifikon lëvizje të rëndësishme për repartin ofensivë, me Morgan Rogers që shihet si partneri ideal për Cole Palmer në një projekt afatgjatë.

Sipas raportimeve të TeamTalk, “Blutë” kanë rifreskuar interesin për mesfushorin ofensivë të Aston Villas, duke e konsideruar atë një pjesë kyçe të së ardhmes së skuadrës.


Chelsea pritet të jetë aktiv në merkato gjatë verës, pas një janari relativisht të qetë, me përforcime të planifikuara në disa reparte, përfshirë mbrojtjen, mesfushën dhe sidomos sulmin.

Klubi është në kërkim të një lojtari ofensivë të gjithanshëm, profil që Rogers e përmbush plotësisht, pasi mund të luajë si në krahun e majtë ashtu edhe në qendër.

Raportet sugjerojnë se drejtuesit e klubit duan ta ndërtojnë vijën sulmuese rreth Palmerit, duke e “lidhur” atë me Rogers në një dyshe premtuese për të ardhmen.

Lëvizja mbështetet fort nga bashkëdrejtori i rekrutimit, Joe Shields, i cili po shtyn për realizimin e transferimit.

Ndërkohë, forma e Rogers këtë sezon është mbresëlënëse me 10 gola dhe 7 asistime në 45 ndeshje, ka rritur interesin për të, ndërsa vlera e tij në treg besohet të arrijë rreth 100 milionë paund. /Telegrafi/

telegrafi sport app