LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Liverpooli ndajnë pikët në një ndeshje dinamike ku u shënuan katër gola

Chelsea dhe Liverpooli ndajnë pikët në një ndeshje dinamike ku u shënuan katër gola
(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Në Stamford Bridge, Chelsea dhe Liverpooli e kanë zhvilluar kryendeshjen e javës së 21-të në Ligën Premier, e cila përfundoi me rezultat të barabartë (2-2).

Ishin 45 minuta të zjarrta në gjysmëlojën e parë të kësaj sfide në të cilën u shënuan katër gola, dy nga secila skuadër.

Mysafirët ishin të parët që e gjetën rrjetën përmes Sadio Mane (9’), ndërsa më pas Mohamed Salah e dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Alexander Arnold (26’).


(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Mirëpo, presioni i Bluve në mbyllje të fraksionit të parë ishte i madhe dhe në këtë mënyrë ia dolën ta barazonin rezultatin.

Fillimisht, Mateo Kovacic me një goditje nga distanca dhe me ndihmën e shtyllës e ngushtoi epërsinë (42’), kurse më pas Christian Pulisic i asistuar nga N’Golo Kante e barazoi rezultatin (45’+1).

Redsat patën më shumë nga loja në gjysmën e dytë me dy intervenime të portierit Edouard Mendy, i cili ua mohoi golat dyshes Mane dhe Salah.

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Pulisic rrezikoi në anën tjetër me një vole, por kësaj radhe ne vend ishte portieri i skuadrës tjetër, Caoimhin Kelleher. Blutë bënë edhe disa tentativa në mbyllje të takimit, por nuk arritën ta shënonin golin e fitores.

Pas këtij barazimi, të dyja skuadrat mbesin në pozitat e njëjtë, dy dhe tre me një pikë dallim, Chelsea me 43 pikë, ndërsa Liverpooli me 42. Lideri Manchester City qëndron larg me 53 pikë. /Telegrafi/

https://youtu.be/vdZSipZxZK8

https://youtu.be/v952ongNFr4

https://youtu.be/qWJSu-olSAY

Në trend Sport

Më shumë
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

La Liga
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Kalo në kategori