Chelsea dhe Liverpooli kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të javës së shtatë në Ligën Premier.  

Reds kanë vazhduar serinë pozitive edhe pas ndeshjes së shtatë duke mbetur të pamposhtur me gjashtë fitore e një barazim deri më tani.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Eden Hazard (25') për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Daniel Sturrdige (89').

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte ylli belg Hazard, i cili u notua me 8.4, ndërsa nota më e ulët shkoi për Victor Moses që u notuan me 5.8.

Në këtë ndeshje nga minuta e 66-të luajti edhe ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili pati një paraqitje deri diku të mirë dhe u vlerësua me notë 6.4. /Telegrafi/ Chelsea:

notat chelsea 2 e1538246218941

Liverpool:

notat chelsea 3 e1538246288109

telegrafi sport app