Chelsea nuk merr më shumë se një pikë ndaj Southamptonit

Chelsea ka marrë vetëm një pikë në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier, pasi është ndalur nga Soutmaptoni në ndeshjen që përfundoi 1-1.
The Blues e filluan më mirë takimin, duke dominuar me pozicion të topit, por që shanset për gol u munguan.
Southamptoni në anën tjetër e shfrytëzoi mjaftë mirë shansin e vetëm të tyre në pjesën e parë, duke shënuar me anë të Takumi Minaiminos (33').
Pjesa e dytë ishte me një ritëm edhe më të lartë nga Chelsea, që arriti t'i barazonte shifrat në 1-1.
Skuadra londineze e fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Mason Mount (54').
Pas javës së 25-të, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 43 pikë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































