LAJMI I FUNDIT:

Charlize Theron: Sa më shumë që po plakem, më pak po përdor pudër mat

Charlize Theron: Sa më shumë që po plakem, më pak po përdor pudër mat

Si një ndër aktoret më të famshme dhe më të bukura, Charlize Theron, shpesh është në fokusin e fotografëve, mirëpo edhe në ndriçimin artificial, i cili ndikon në cilësinë e lëkurës së saj

Domethënë, puna e aktrimit kërkon shumë grim, ndaj është e rëndësishme që lëkura të pushojë sa më shumë të jetë e mundur.

– Sa më shumë që po plakem, po përdor më pak pudër dhe në përgjithësi më pak i bëj masazh fytyrës. Edhe pse jeni të ndjeshme ndaj dukjes dhe shkëlqimit të lëkurës, nuk duhet që shkëlqimi të jetë i tepruar, fakti është që më mirë është që fytyra të shkëlqejë lehtë, mendoj se ajo na miklon duke u plakur – ka komentuar Charlize për revistën “Vogue”, përcjell Telegrafi.

Edhe pse masazhi i bën mirë ndonjëherë lëkurës, është fakt që me kalimin e viteve lëkurës megjithatë i rri mirë pak shkëlqim natyral.

Domethënë, me kalimin e viteve lëkura thahet dhe mund të duket e hirtë. Më pak shkëlqim do të thotë edhe më pak zbokth në flokë, dhe këto janë kushte ideale për shfaqje të rrudhave.

Lëkura e cila tregon shenja të tharjes më mirë do të duket me një bazë të lehtë ose thjesht pak pluhur të lirshëm në zonën T.

Aktoret janë shpesh para reflektorëve, të cilët nxjerrin në pah shkëlqimin e lëkurës dhe e theksojnë më tej atë. Por me kalimin e kohës, grimi mat bëhet i tepërt dhe ndodh një kundër-efekt.

Kjo është arsyeja pse një shkëlqim i lehtë është ai që i jep fytyrës rininë.

Pluhurat e lehta dhe të lëngshme nuk do ta rëndojnë shumë lëkurën dhe do t’i japin sërish hidratim dhe mbulim të lehtë.

Para çdo lloj pudre, është mirë të ushqeni lëkurën me një krem ushqyes, i cili do të sigurojë butësi dhe rehati. /Telegrafi/