Vendet e BE-së do të duhej të mendonin për mundësinë e ofrimit të azilit për ushtarët rusë, që janë të gatshëm të largohen nga Ukraina dhe t’i thonë jo luftës, ka bërë të ditur sot presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Derisa po i drejtohej përfaqësuesve në Parlamentin Evropian, Michael shfaqi një dozë të mllefit për shkak të krimeve kundër njerëzimit në Bucha dhe qytetet tjera ukrainase  - duke i bërë thirrje ushtarëve rusë të mos zbatojnë urdhrat, transmeton Telegrafi.


Michel foli për Buchan, qytet në periferi të Kievit ku pas tërheqjes së trupave rusë janë shfaqur dëshmitë për vrasjen dhe torturimin e civilëve të atjeshëm.

“Nëse nuk dëshironi të merrni pjesë në vrasjen e vëllezërve dhe motrave ukrainase, nëse nuk dëshironi të jeni kriminel – hidhni në tokë armët – ndalni luftën – thjesht largoni nga fushëbeteja”, tha presidenti i Këshillit Evropian.

Kjo ide më herët kishte qarkulluar në Parlamentin Evropian dhe disa përfaqësues të BE-së konsiderojnë se dhënia e azilit për dezertorët rusë ia vlen si ide të mendohet mirë. /Telegrafi/