A janë kthyer sërish bashkë Channing Tatum dhe Jessie J?

Një burim ka thënë për E!News se çifti, të cilët u ndanë para një muaji, janë parë së fundmi së bashku në Los Angeles.


Ata dukeshin në humor të mirë dhe bashkë tërë kohën, teksa ndanin mendimet rreth artikujve të ndryshëm.

PRI 78536967 e1579058704457 Jessie J dhe Channing Tatum (Backgrid)

Besohet se Channing dhe Jessie, vendosën të largohen nga njëri-tjetri sepse po përpiqeshin të shihnin si funksionon lidhja e tyre në distancë, për shkak të karrierës.

Aktori 39-vjeçar thuhet se gjatë kësaj periudhe është shumë i zënë me karrierën e tij, të qenit baba dhe me udhëtimet e shpeshta.

rs  181011105048 1024 channing tatum jessie j Jessie J dhe Channing Tatum (Foto: People)

Ndërkohë, të dy artistët vitin e kaluar ishin parë pranë njëri-tjetrit në një makinë, vetëm pak muaj pasi Tatum ishte ndarë nga bashkëshortja Jenna Dewan.

Tatum dhe Dewan kanë një vajzë 6-vjeçare Everly. /Telegrafi/