CH-APEN fton shqiptarët në një mbrëmje gala mbi liqenin e Lucernit

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në një nga ngjarjet më të veçanta të këtij viti për mërgatën shqiptare në Zvicër.
Përmes organizatës CH-APEN, gërshetohen arti, kultura dhe rrjetizimi në një pikë të re referimi për komunitetin shqiptar – me një mbrëmje gala që premton përjetime të paharrueshme mbi ujërat e liqenit të Lucernit.
Të shtunën, më 14 qershor 2025, nga ora 18:00, anija luksoze MS Diamant nis lundrimin me mbi 350 të ftuar, në një event që bashkon njerëz me ide, vlera dhe vizion të përbashkët. Rrjeti i profesionistëve dhe sipërmarrësve shqiptarë në Zvicër, CH-APEN, ndez motorët e një nate të mbushur me art, kulturë dhe energji pozitive.
Kjo mbrëmje përfaqëson një tjetër hap në rrugëtimin e CH-APEN drejt ndërtimit të një platforme të qëndrueshme përfaqësimi të mërgatës shqiptare në Zvicër. Pas një serie aktivitetesh të suksesshme – nga ekspozita dhe promovimi i talenteve të rinj, te komedia, rrjetizimi profesional dhe debatet publike – organizata po forcon gjithnjë e më shumë ndikimin e saj.
Në mesin e bashkëpunëtorëve më të spikatur përmenden:
• aktori Fatmir Spahiu-Bufi
• artistja Saranda Xhemajli
• Shqiptarë, me vepra arti të heronjve dhe historisë sonë
• gazetari Marin Mema, me minishtatoret ilire
• projekti “Lunaria”, me piktura nga flora alpine shqiptare
• fotografi i luftës Visar Kryeziu
Po ashtu, seria Speak@ODA ka sjellë në qendër të vëmendjes zërat më përfaqësues të diasporës shqiptare në fusha të ndryshme.
Çfarë ju pret më 14 qershor 2025, nga ora 18:00:
• Rrjetizim, aperitiv dhe mirëseardhje
• Fjalim hapës nga organizatorët dhe aktori Fatmir Spahiu
• Performancë nga këngëtarja e mirënjohur Edona Reshitaj
• Ekspozitë ekskluzive me piktura të Galerisë Qahili nga Prishtina
• Darkë me tri pjata dhe pije të përfshira gjatë gjithë mbrëmjes
• Muzikë live nga bendi “String String”, deri në mesnatë
Rezervoni vendin tuaj këtu: https://eventfrog.ch/de/p/diverses/ch-apen-gala-night-auf-dem-vierwaldstaettersee-7302028825352736668.html
CH-APEN ju mirëpret në këtë mbrëmje të veçantë mbi valët e liqenit të Lucernit – për të ndarë ide, për të krijuar ura bashkëpunimi dhe për të festuar krenarinë shqiptare në zemër të Zvicrës.



























































