Çfarë u gjet pos qeseve plot me dollarë në zyrën e Prigozhinit?
Autoritetet ruse kanë publikuar disa imazhe rreth asaj që gjetën gjatë bastisjes në zyrën e kreut të Grupit Wagner, Yvgeny Prigozhin.
Ata kishin gjetur dy pasaporta, një ku figuron emri Vladimir Bubrov me fotografinë e tij dhe një tjetër ku emri Yvgeny Prigozhin figuron me imazhin e një personi tjetër, transmeton Telegrafi.
Autoritetet kishin gjetur gjithashtu edhe armë, qese me para, ar si dhe substanca narkotike.
Gjatë ditës FSB-ja ruse tha se bastisur zyrën e tij në Shën Petersburg dhe se kishin gjetur një shumë të parave prej 48 milionë dollarësh.
Prigozhin tha se ato para i përkisnin grupit Wagner.
Grupi Wagner që ishte nisur në Moskë u dakordua që të tërhiqej pas një marrëveshjeje me presidentin bjellorus, Aleksandar Lukashenko.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























