Shiu i janarit duket se e ka marrë shtruar dhe nuk ka ndërmend të pushojë, pavarësisht lutjeve tona për diell

Problemi i dytë pas flokëve, në një ditë me shi është veshja. Çfarë të veshim kur zgjohemi me vrap për të shkuar në punë, ndërkohë që jashtë ka shi dhe ende s’ka zbardhur.

Dëshira për të menduar diçka të veçantë na mungon, prandaj bëni mirë t’i keni idetë e qarta.

Për këtë, na vjen në ndihmë Katie Holmes.

Aktorja është frymëzim kur vjen puna tek kombinimet e thjeshta që kanë gjithnjë nga një detaj që i bën unikë.

1. Pallto + xhinse + atlete + çantë të madhe lëkure

2. Xhinse të gjera+ golf+ xhaketë + çizme+ kapele nëse flokët s’janë në ditën më të mirë

3. Kambale + xhinse + pallto

4. Një mini-pallto+ xhinse blu deri tek kyç i+ këpucë