Çfarë do të thotë nëse gjuha ka brazda? Dy ndryshime zbulojnë gjendjen e trupit tuaj dhe nëse jeni të rrezikuar nga sëmundjet

Ndoshta të gjithëve na ka ndodhur të ndiejmë dhimbje të papërshkrueshme që ndodhin kur kafshojmë gjuhën
Edhe pse kjo pjesë e trupit është e fshehur në zgavrën e gojës, pamja e saj, si çarje apo ndryshim ngjyre, mund të tregojnë disa probleme shëndetësore.
Brazdat në skajet anësore janë rezultat i fërkimit dhe presionit të shpeshtë ose të vazhdueshëm dhe të ushtruar nga dhëmbët në gjuhë.
Me këtë problem përballen edhe personat te të cilët kjo pjesë e aparatit të të folurit është më e madhe se “normale”, transmeton Telegrafi.
Ndryshe nga një dëmtim aksidental, këto shenja dhe gunga në skajet anësore të gjuhës zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje, por skuqja e mukozave dhe një ndjenjë e pakëndshme megjithatë sinjalizojnë se keni nevojë për ndihmë mjekësore.
Çfarë mund të jetë simptomë një gjuhë e “kafshuar”?
1. Infeksion, lëndim ose alergji
-Inflamacioni lokal është përgjigja natyrale e trupit ndaj infeksionit, sëmundjeve orale kronike dhe afatgjatë, alergjenëve ose dëmtimit të indeve. Pirja e duhanit gjithashtu rrit rrezikun e edemës.
2. Gërhitja
Mungesa e oksigjenit gjatë gjumit kompensohet nga mbajtja e lëngjeve, e cila gjithashtu çon në ënjtje të gjuhës. Gjuha e ënjtur është më e ndjeshme ndaj lëndimeve të shkaktuara nga dhëmbët në zgavrën e gojës.
3. Mungesa e vitaminave, mineraleve dhe ujit
Gjuha e zmadhuar është rezultat i mungesës së vitaminave B, hekurit, niacinës, riboflavinës, si dhe dehidratimit të trupit.
4. Mosfunksionime të kyçeve të nofullës
Zhvillimi i kësaj gjendje më së shpeshti manifestohet nga një zakon shumë i keq i “kërcitjes” së dhëmbëve dhe mund të jetë simptomë e një gjendjeje tjetër.
5. Sëmundje të caktuara
Ënjtje dhe “gunga” në gjuhë ndodhin shpesh në sindromën Down dhe Apert, hipotiroidizëm, sarkoidozë, amiloidozë, tuberkuloz, mieloma multiple, proteinozë lipoide, neurofibromatozë etj.
Çfarë mund të bëhet për të zbutur situatën?
Nëse gjuha e “kafshuar” është pasojë e një vesi të keq zakoni, pamaturisë dhe pakujdesisë, thjesht duhet të kujdeseni për të shmangur këtë “kafshim”. Me kalimin e kohës, ndryshimet në pamje do të zhduken.
Në disa raste, ky fenomen shkaktohet nga dieta jo e duhur dhe është e nevojshme të korrigjohet menyja. Pasurojeni atë me ushqime që përmbajnë vitaminë B12 dhe hekur. Është gjithashtu e dobishme të rritet marrja e bishtajoreve, perimeve me rrënjë (karota, selino, majdanoz, panxhar), drithëra.
Nëse gjuha e “kafshuar” është simptomë e një sëmundjeje, është e nevojshme të vendoset një diagnozë e saktë dhe më pas të fillohet trajtimi i asaj sëmundjeje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës