Data e lindjes ka ardhur dhe ka kaluar, ndërkohë që ju vazhdoni të jeni ende shtatzënë. Çfarë po ndodh?
Në fund të fundit, data është thjesht një supozim apo parashikim i përafërt se kur mund të lindë fëmija. Është krejt normale që ai të lindë një ose dy javë para apo edhe pas datës së caktuar.
Në fakt, shtatzënia duhet të vazhdojë edhe dy javë pas datës së caktuar, që të quhet zyrtarisht e vonuar, apo siç njihet ndryshe, të fillojë periudha e pas shtatzënisë, thuhet në librin ‘Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme’, shkruan Living.
Jeni më të prira të keni një shtatzëni të vonuar, në qoftë se:
● data e fillimit të ciklit tuaj të fundit menstrual, nuk dihet me saktësi. Kësisoj, data e parashikuar për lindjen mund të jetë e gabuar;
● kjo është shtatzënia e parë;
● në rast se keni pasur më përpara shtatzëni të vonuara;
● shtatzënitë e vonuara kanë prirje të ndodhin në familjen tuaj;
● fëmija është djalë.
Rrallëherë, një shtatzëni e vonuar mund të lidhet me problemet e placentës apo edhe të fëmijës. Ju do të vazhdoni me kontrollet edhe nëse shtatzënia vazhdon pas datës së përcaktuar për të lindur.
Kështu, mjeku do të vazhdojë të monitorojë shëndetin tuaj dhe të fetusit. Ai do të kontrollojë edhe qafën e mitrës për të parë nëse ka filluar të hollohet dhe të zgjerohet, në pritje të dhimbjeve të lindjes.
Në rast se ka kaluar më shumë se një javë që nga data e lindjes, mjeku mund të kontrollojë rrahjet e zemrës së fetusit, përmes një monitori elektronik apo të përdorë kontrollin me ultratinguj për të parë lëvizjet e tij si dhe për të matur sasinë e lëngut amniotik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë