LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të bëjnë tani Harris dhe Biden – dhe kontrasti i fortë me Trumpin e vitit 2020

Çfarë do të bëjnë tani Harris dhe Biden – dhe kontrasti i fortë me Trumpin e vitit 2020

Pasi presidenti aktual, Joe Biden dhe zëvendespresidentja, Kamala Harris ka vendosur të flas me Donald Trumpin për të pranuar zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, tashmë ka një kontrast të fortë në mënyrën se si demokratët po e trajtojnë humbjen, kundrejt mënyrës sesi bëri ekipi i republikanit në vitin 2020.

Katër vjet më parë, Trump shpalli fitoren në natën e zgjedhjeve, pavarësisht se gara nuk kishte përfunduar ndërsa bëri akuza të rënda për mashtrime në zgjedhje – të gjitha këto u hodhën poshtë nga gjykatat e të gjithë vendit, shkruan skynews.

Trump refuzoi të pranonte zgjedhjet në javët dhe muajt pas zgjedhjeve dhe pretendimet e tij për mashtrim të votuesve arritën kulmin në një tubim në Uashington DC më 6 janar, pasi rezultati i zgjedhjeve presidenciale po certifikohej – gjë që çoi në trazira në Kongresin amerikan, ku mbështetësit e 78-vjeçarit u përpoqën të ndalonin procesin.


Ai përfundimisht pranoi se do të ketë “një president të ri” pas disa orësh dhune në Capitol Hill.

Katër vjet më vonë, kandidatja e mundur pritet të telefonojë Trumpin më vonë sot për të pranuar zyrtarisht rezultatet dhe më pas ajo do t’i drejtohet kombit rreth orës 22:00, sipas kohës sonë lokale.

Biden pritet gjithashtu ta thërrasë në telefon paraardhësin dhe tani pasardhësin e tij ndërsa do ta ftojë atë në Shtëpinë e Bardhë – dy tradita që Trumpi refuzoi ti ndiqte në vitin 2020.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më parë publikisht se Biden do të merrte pjesë në inaugurimin e Trumpit nëse ai fitonte presidencën – diçka që republikani nuk e bëri gjatë vitit 2020 kur humbi kundër Bidenit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ndryshoni mentalitetin, përgatituni për të keqen" - Evropa përgatit qytetarët e saj për luftë

Evropa

"Ukraina mund të ndahet si Gjermania pas luftës", deklarata e të dërguarit të Trumpit trazon ujërat

Botë
Përfundon takimi mes Putinit dhe të dërguarit të Trumpit - detajet e para

Përfundon takimi mes Putinit dhe të dërguarit të Trumpit - detajet e para

Botë

"Alarm për luftë" - Gjermania nis ndërtimin e bunkerëve për t'u mbrojtur nga shpërthimet bërthamore

Evropa
Ukrainasit përdorin interceptorë për të rrëzuar dronët kamikazë iranianë dhe rusë

Ukrainasit përdorin interceptorë për të rrëzuar dronët kamikazë iranianë dhe rusë

Botë

"Gaza është ferr në tokë, po i mbarojnë furnizimet", Kryqi i Kuq bën thirrje për ndihmë

Botë
Kalo në kategori