Duket se iluzionet optike nuk janë vetëm argëtuese për t’u parë, por disa besojnë se ato mund të përdoren për të zbuluar tipare të fshehura të personalitetit që mund të keni.

Iluzionet optike përdorin ngjyrën, dritën dhe modelet për të na mashtruar.


Por, përveçse janë argëtuese, besohet gjithashtu se na ndihmojnë të kuptojmë më mirë shikimin dhe tregojnë se si sytë dhe truri ynë punojnë së bashku.

Disa njerëz besojnë se iluzionet optike mund të përdoren edhe si teste personaliteti, të cilat përfshijnë shikimin e një imazhi që mund të shihet si disa gjëra të ndryshme.

Një iluzion i tillë ka shkaktuar debat në internet kohët e fundit pasi u nda nga psikologia Marina Neuralean në TikTok, përcjell Telegrafi.

@marina.neuralean

What did you see first — a bird or two crocodiles? This simple test might tell you more about yourself than you think. Comment your answer and follow if you love psychological puzzles! #psychologytest #visualillusion #knowyourself #personalityquiz #whatdoyousee #birdorcrocodile #mindgames #funquiz #selfinsight

Dhe sipas saj, ajo që shihni së pari mund të ndihmojë në zbulimin e personalitetit tuaj të vërtetë.

"Testi do të tregojë se çfarë lloj personi jeni. Nëse shihni një zog, keni qëllime të mëdha, por ndonjëherë ndiheni të vetmuar. Nëse shihni dy krokodilë, atëherë jeni një udhëheqës dhe nuk ju pëlqen të kontrolloheni", tha psikologia.

Sipas kanalit Psychology Love, nëse keni parë krokodilë, ka të ngjarë të jeni një person shumë i ndjeshëm dhe krijues, dhe jeni në gjendje të shihni gjëra të bukura edhe në ato më të thjeshtat.

“Shpesh frymëzoheni nga mjedisi juaj. Keni një imagjinatë të shkëlqyer dhe jeni në gjendje të mendoni në mënyrë inovative për të zgjidhur problemet. Ju tërheqin artet, muzika dhe letërsia."

Megjithatë, nëse keni parë zog, ndoshta një shqiponjë, ka më shumë të ngjarë të jeni një person vëzhgues dhe analitik. V

"Keni një mendje të mprehtë dhe jeni në gjendje të shihni detajet më të imëta. Jeni gjithashtu shumë të mprehtë dhe të aftë të kuptoni gjërat shpejt. Ju tërheq shkenca, matematika dhe logjika."

Gjithashtu, disa njerëz mund të shohin një fytyrë, ose një profil, brenda imazhit.

Ata që e dallojnë këtë thuhet se janë njerëz racionalë me një "ndjesi të fortë logjike". /Telegrafi/