LAJMI I FUNDIT:

Çfarë sfidash ligjore po planifikon Donald Trump: A kanë fuqi gjykatat që ta përmbysin rezultatin zgjedhor?

Çfarë sfidash ligjore po planifikon Donald Trump: A kanë fuqi gjykatat që ta përmbysin rezultatin zgjedhor?

Demokrati Joe Biden është shpallur president i zgjedhur, por presidenti, Donald Trump ende është duke planifikuar sfida ligjore për rezultatet në disa shtete kryesore.

Avokati i tij, Rudy Giuliani i tha Fox News se do të ishte gabim që Trump të pranonte rezultatin zgjedhor

“Ka prova të forta se këto ishin zgjedhje që në të paktën tre ose katër shtete, dhe ndoshta 10, ishin vjedhur”, pohoi ai, raporton BBC.


Fushata Trump ende nuk ka siguruar këtë “provë të fortë”, por thotë se ka në plan të paraqesë padi në disa shtete kryesore, transmeton Telegrafi.

Pensilvania, Michigan, Wisconsin, Nevada, Georgia dhe Arizona janë disa prej shteteve ku do të ankohen republikanët.

Nëse rezultati i zgjedhjeve sfidohet, së pari do të kërkonte që ekipet ligjore ta kundërshtojnë atë në gjykatat e shtetit. Gjykatësit e shtetit do të duhet të mbështesin sfidën dhe të urdhërojnë një rinumërim. Pastaj mund të kërkohet nga Gjykata e Lartë që të vlerësojë zgjedhjet presidenciale amerikane.

Avokati i Trumpit, Giuliani: Ka votuar kampioni i boksit Joe Fraizer, ai ka vdekur në vitin 2011
Lexo po ashtu Avokati i Trumpit, Giuliani: Ka votuar kampioni i boksit Joe Fraizer, ai ka vdekur në vitin 2011

Deri më sot, vetëm zgjedhjet e vitit 2000 janë vendosur nga Gjykata e Lartë e SHBA-së. Atëbotë, demokrati Al Gore humbi Floridan – dhe zgjedhjet presidenciale – me 537 vota nga një total prej pothuajse gjashtë milionë votash të hedhura në shtet.

Kjo u pasua nga një proces shumë i diskutueshëm i rinumërimit që zgjati mbi një muaj – derisa Gjykata e Lartë vendosi të ndalojë rinumërimin dhe vendosi në favor të republikanit, George W Bush, i cili u bë president. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori