Një nga “vështirësitë” për arritjen e një mirëkuptimi të qëndrueshëm midis BE-së dhe Turqisë është çështja e operacioneve të Turqisë për të nxjerrë naftë dhe gaz përpara Qipros dhe ishullit grek të Kretës. Ato kanë nisur në vitin 2019 dhe pritet të vazhdojnë në vjeshtë.
Sfondi i kësaj mosmarrëveshjeje janë pretendimet turke për zonat detare në Mesdheun Lindor.
Për dekada të tëra Ankaraja e ka halë në sy faktin, se ishujt e shumtë grekë në brigjet e Egjeut nuk i lejojnë asaj të krijojë një Zonë Ekonomike Ekskluzive të rëndësishme.
Në një intervistë me gazetën “Süddeutsche Zeitung” ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu e quajti kohët e fundit “të papranueshëm” faktin që ishulli i vogël grek i Kastelorizos, i cili gjendet më shumë se 500 kilometra larg Athinës dhe jo larg brigjeve të Turqisë të ketë si pretendim një sipërfaqe prej 200 miljesh detare në çdo drejtim.
Parimi i “fairness”
Sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën Detare të vitit 1982, një pretendim i tillë është i justifikuar, thotë profesorja Nele Matz-Lück, drejtore e Institutit Walther-Schücking për të Drejtën Ndërkombëtare pranë Universitetit të Kielit. Ajo i referohet Francës, e cila me disa ishuj të vegjël në Jug të oqeanit Paqësor dhe në Detin Polar Jugor pretendon zona të mëdha përkatëse prej 200 miljesh detare të detit përreth. Sidoqoftë, nëse kjo zonë mbivendoset me atë të një shteti tjetër, atëherë shtetet në fjalë duhet të bien dakord për rrjedhën e kufirit në përputhje me Konventën Ndërkombëtare të së Drejtës Detare.
Gjykatat ndërkombëtare në raste të tilla gjykojnë mbi bazën e aspektit të “fairness apo equity”, thotë prof. Matz-Lück.
Pra në raste të caktuara nëse ishuj të vegjël që gjenden pranë kufijve të një shteti tjetër çojnë në shtrembërim të raporteve ato nuk merren parasysh në përcaktimin e kufirit detar nisur nga parimi i “fairness”.
Një këndvështrim i tillë do të zbatohej edhe për ishujt e vegjël grekë në brigjet turke, mendon ekspertja e së drejtës detare.
Cilat marrëveshje kanë vlerë ligjore?
Edhe pse ende nuk ka ndonjë vendim gjykate, qeveria turke njoftoi se në shtator do të ndërmarrë pranë ishullit të Kretës shpime për naftë dhe gaz.
Turqia iu referua një “Memorandumi Mirëkuptimi” për ndarjen e zonave detare në Mesdheun Lindor, që ka nënshkruar në nëntor 2019 me qeverinë libiane të njohur nga Kombet e Bashkuara.
Jo vetëm Greqia, por edhe vendet e tjera fqinje e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, të cilën Ankaraja e depozitoi pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së javën e kaluar. Por sipas ekspertëve “edhe nëse një marrëveshje e tillë ka hyrë në fuqi, ajo nuk mund të ketë efekt në kurriz të palëve të treta”.
Një kontratë midis Turqisë dhe Libisë, e cila injoron plotësisht pretendimet e Greqisë për zonat detare, nuk ka asnjë efekt juridik të paktën kundrejt Greqisë. E njëjta gjë vlen edhe për pretendimet turke për të kryer shpime për naftë dhe gaz në Qipron Veriore.
Greqia ka nënshkruar një marrëveshje të tillë me Italinë për Detin Jon në qershor dhe kjo marrëveshje ka vlerë ligjore, sepse bëhej fjalë vetëm për një zonë detare që pretendohej vetëm prej këtyre dy vendeve.
Drejtorja e Institutit të Kielit për të Drejtën Ndërkombëtare nuk e pranon as pretendimin turk, se Turqia nuk e ka nënshkruar Konventën Ndërkombëtare për të Drejtën Detare dhe për këtë arsye nuk ka pse të respektojë atë. Shumë nga dispozitat e konventës kanë ndërkohe “efekte kanunore” dhe madje edhe Turqia bazohet ndërkohë tek këto dispozita.
Një zgjidhje e mundshme
Greqia dhe Qiproja deri tani refuzojnë të negociojnë çështjen e kufirit detar me Turqinë. Ato pretendojnë, se kjo tashmë është e rregulluar me kontrata ndërkombëtare. Por nëse ky pozicion mund të vazhdojë të mbahet edhe më gjatë kjo është me pikëpyetje.
Sidoqoftë nëse Ankaraja, Athina dhe Nikosia vendosin t’i drejtohen një institucioni të pavarur për të arritur një zgjidhje, ato mund t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ose një gjykate ndërkombëtare arbitrazhi.
Sipas mendimit të prof. Nele Matz-Lück “derisa të merret një vendim, vendet mund të merren vesh për një zgjidhje të përkohshme që parashikon një përdorim të përbashkët për zhvillim ekonomik të përbashkët të zonave të diskutuara të detit pa rezultuar prej kësaj pretendime pararendëse kundrejt marrëveshjes së mëvonshme. Kjo do të thotë që këto vende i ndajnë fitimet deri sa një ditë arrijnë mbase të bien dakord për të përcaktuar kufirin. Në praktikë, sipas profesores, praktika e menaxhimit të përbashkët mund të shndërrohet madje në një zgjidhje të përhershme. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sulm me thikë në një shkollë në Sllovaki, nxënësi vret dy persona
Studentët bllokojnë rrugët në Beograd, shoferi i një veture rrit shpejtësinë dhe ia mësyn turmës – një vajzë e godet brutalisht me automjet
Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina nënshkruajnë një marrëveshje “miqësie” 100-vjeçare, Zelensky: Ditë historike
Inaugurimi i Donald Trump, personalitetet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoni
Rojat kufitare ukrainase godasin varkën me ushtarë rusë – pamje nga aksioni
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Ukrainasit parandalojnë sulmin rus në Kursk
Kandidati i Trump për kreun e diplomacisë thotë se Rusia dhe Ukraina duhet të bëjnë koncesione për t’i dhënë fund luftës
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime