LAJMI I FUNDIT:

Çfarë nuancash duhet t’u shtosh flokëve në vjeshtë për të larguar dëmet e verës

Çfarë nuancash duhet t’u shtosh flokëve në vjeshtë për të larguar dëmet e verës

Bashkë me disa maska rigjeneruese, stilisti i flokëve Matt Rez rekomandon edhe një ndryshim të lehtë ngjyre për t’u dhënë flokëve që kanë humbur shkëlqimin, më shumë jetë

E gjitha bëhet për të ngrohur bazën. “Duke i shtuar thellësi ngjyrës, arrin t’u japësh flokëve çlodhjen për të cilën kanë nevojë pas verës, sidomos nëse keni flokë me fije” , thotë Rez që kujdeset edhe për flokët e aktores Robbie Margot.

Këtu janë sugjerimet e tij sesi çdo ngjyrë flokësh mund ta përmirësojë nuancën aktuale, për të pritur siç duhet stinën e vjeshtës.


Biondet

Edhe kur je bionde e lyer, edhe kur i ke flokët e tu natyralë, në vjeshtë duhet t’i japësh një dimension të ri ngjyrës, që me siguri është tharë ose ka dalë pas shumë kohësh në ujë. “Duke shtuar pak nga e verdha jote në rrënjë ose disa fije, do mbash efektin ombre, por edhe flokët do duken më të shëndetshëm ,” thotë Rez.

hair-color-swatches

Nëse je bionde shumë e hapur si Margot, Rez sugjeron të shtosh nuanca shampanje ose të arta në bojën tënde. Për nuancat e linit, ai rekomandon një nuancë të verdhë në të kuqe, dredhëz bionde siç quhet, për ta ngrohur. Ndërsa për biondet e mesme, disa fije të verdha pranë fytyrës, janë ndryshimi që të duhet.

Zeshkanet

Për zeshkanet, kur duhet të ndryshojnë ngjyrën, Rez thekson rëndësinë e njohjes së nuancës së lëkurës dhe cilat ngjyra përshtaten më shumë me lëkurën. Nëse një ngjyrë më e ngrohtë të shkon më shumë, shto ca nuanca kanelle. Për tonet e ftohta, nuancat e karamelit pranë rrënjëve do ishin një zgjidhje ëmbëltuese.

Flokëkuqet

Nuk gjenden dy flokëkuqe njëlloj. Nëse nuanca është e portokalltë, Rez sugjeron theksimin e ngjyrës natyrale këtë vjeshtë, duke shtuar më shumë nuanca portokalli për të nxjerrë në sipërfaqe ngjyrën e vërtetë. Për kokëkuqet që e kanë lëkurën në nuancë rozë, Rez thotë të luajnë me rozën gjithashtu, aq më tepër që kjo vjeshtë është stina kur kjo ngjyrë do të shkëlqejë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

Shtatzëna
Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Kalo në kategori