LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodhi para momentit që shkaktoi reagime të shumta? Pamje të tjera nga Aeroporti i Manchesterit, ku polici goditi me shkelma në kokë një burrë

Çfarë ndodhi para momentit që shkaktoi reagime të shumta? Pamje të tjera nga Aeroporti i Manchesterit, ku polici goditi me shkelma në kokë një burrë

Disa pamje të tjera janë shfaqur nga aeroporti i Mançesterit që tregojnë skena të dhunshme, pak momente përpara se një oficer policie të filmohej duke goditur me shkelma në kokë një pasagjer.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të incidentit që shkaktoi reagime të shumta në të gjithë vendin, me protestuesit që bllokuan rrugët dhe tramvajet në qytet dhe politikanët që kërkojnë qetësi.


Oficeri në policinë e Greater Manchester është suspenduar dhe tani është nën hetim penal pasi forca iu referua mbikëqyrësit të policisë, Zyrës së Pavarur të Sjelljes së Policisë (IOPC).

Polici britanik godet me shkelma në kokë një burrë - pamjet dramatike publikohen në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Polici britanik godet me shkelma në kokë një burrë - pamjet dramatike publikohen në rrjetet sociale

Por kryebashkiaku i Greater Manchester, Andy Burnham, u bëri thirrje njerëzve që ‘të mos nxitojnë për të gjykuar’ duke thënë se është një ‘situatë e ndërlikuar me dy palë’.

Pamjet e reja të marra nga Manchester Evening News duket se tregojnë një grup njerëzish që qëndrojnë pranë makinerive të biletave në Terminalin Dy (T2) dhe një burrë me një veshje blu është përballë njërës prej makinave.

Akhmed Yakoob, i cili ka folur publikisht në emër të familjes në qendër të incidentit të Aeroportit, ka thënë në një video të postuar në X: “Asgjë nuk mund të justifikojë një goditje me këmbë në kokën e një njeriu të pambrojtur”.

“Këta oficerë janë shumë të trajnuar, ata nuk duhet të humbasin kontrollin”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori