Ekzistojnë 13 vitamina thelbësore, të cilat klasifikohen në dy grupe: vitamina të tretshme në ujë (vitamina C dhe vitaminat e kompleksit B) dhe vitamina të tretshme në yndyrë (vitamina A, D, E dhe K)
Kur trupit i mungojnë vitaminat esenciale, kjo mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore.
Disa prej pasojave më të zakonshme të mungesës së vitaminave janë këto:
Sistem i dobët imunitar: Vitamina C dhe vitamina D janë thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Mungesa e këtyre vitaminave mund ta dobësojë atë, duke na bërë atë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve.
Anemia: Hekuri dhe vitamina B12 janë thelbësore për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Mungesa e këtyre vitaminave mund të shkaktojë anemi, një gjendje në të cilën trupi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjen në inde.
Shëndeti i dobët i kockave: Vitamina D dhe kalciumi janë thelbësore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave të forta. Mungesa e tyre mund të çojë në osteoporozë, një gjendje në të cilën kockat bëhen të dobëta dhe të brishta.
Probleme me shikimin: Vitamina A është thelbësore për shikim të mirë. Mungesa e saj mund të sjellë probleme me shikimin.
Problemet e lëkurës: Vitamina E është e rëndësishme për një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim.
Dëmtimi i nervave: Vitamina B12 dhe vitaminat e tjera të kompleksit B janë thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit nervor. Mungesa e këtyre vitaminave mund të shkaktojë dëmtim nervor, duke çuar në mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash dhe simptoma të tjera.
Shërimi i vonuar i plagëve: Vitamina C është thelbësore për formimin e kolagjenit, një proteinë që është e rëndësishme për shërimin e plagëve.
Dobësia e muskujve: Kaliumi dhe magnezi janë thelbësorë për funksionimin e duhur të muskujve.
Lodhja: Vitaminat B1, B2, B3 dhe B6 janë të rëndësishme për prodhimin e energjisë në trup. Mungesa e këtyre vitaminave mund të shkaktojë lodhje apo dobësi, citon Anabel.
Njerëzit nuk mund të marrin të gjithë vlerat ushqyese me dietën e tyre, kjo jo vetëm falë regjimit ushqimor, por edhe stilit të jetesës në përgjithësi. Prandaj, shpesh u drejtohemi suplementeve, për të përmbushur këto “boshllëqe” vlerash ushqyese.
Sidoqoftë asnjë suplement nuk zëvendëson ushqimin dhe një dietë të shëndetshme e të ekuilibruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi