Thithat që plasariten dhe rrjedhin gjak gjatë ushqyerjes me gji: Si ta ndihmoni veten që plagët të shërohen shpejt
Plasaritjet dhe gjakrrjedhja në thithka janë shenjë se foshnja nuk e ka kapur mirë sisën dhe ja si mund t’i shëroni plagët dhe të kënaqeni me ushqyerjen me gji, transmeton Telegrafi.
Nëse ushqeni beben tuaj me gji
Nëse ushqeni beben tuaj me gji, por ato momente ju krijojnë situata të pakëndshme dhe keni vërejtur që thithat ju janë plasaritur dhe rrjedhin gjak, duhet të dini që kjo gjë nuk është normale. Kjo zakonisht do të thotë që fëmija nuk e ka kapur mirë thithën.
Ushqimi me gji nuk do të duhej të shkaktonte dhembje, edhe pse thithat tuaja mund të jenë delikate derisa të mësoheni me këtë gjë, por nuk ka nevojë të duroni dhembje të përhershme.
Ushqimi me gji është një mënyrë e mrekullueshme që të lidheni me beben tuaj, por edhe gjëja e fundit që dëshironi me siguri të vuani nga dhembja kurdo që dëshironi ta ushqeni.
Çfarë mund të bëj që t’i shëroj thithat e plasaritura?
Më mirë është që të kërkoni këshilla nga mjeku apo eksperti i ushqimit me gji. Përmirësoni mënyrën të cilën bebja juaj e mban sisën, sepse ajo është e vetmja mënyrë për të trajtuar shkakun kryesor.
Aplikoni disa pika qumështi nga gjiri në thitha, sepse qumështi përmban substanca të cilat ndihmojnë në shërimin dhe luftimin kundër infeksioneve.
Ju gjithashtu mund të aplikoni një shtresë të hollë pelte të bardhë parafine në thithka. Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes dhe përshpejtimin e shërimit.
Disa nëna sugjerojnë lanolinën për të trajtuar thithkat e plasaritura, por përdorimi i saj nuk është vërtetuar se redukton dhimbjen apo përshpejton shërimin. Nëse jeni të prirura ndaj ekzemës, ekziston gjithashtu një shans që lanolina të irritojë lëkurën tuaj.
Ajo që nuk duhet të bëni kurrë
Shumë besojnë se aplikimi i mjaltit mund të ndihmojë me thithat e lënduara dhe të plasaritura, por kjo nuk është një zgjidhje, sepse mjalti nuk është i sigurt për foshnjat nën moshën një vjeç dhe mund të shkaktojë një helmim serioz, por të rrallë, të quajtur botulizëm.
Mos aplikoni mjaltë ose ndonjë ilaç bimor në zonat me të cilat fëmija juaj do të jetë në kontakt. Në këtë mënyrë ju do të parandaloni reaksionet alergjike apo ndonjë reaksion të padëshiruar tek fëmija juaj.
Mos i lani thithkat me sapun ose kremra aromatike. Gjithçka që ju nevojitet për higjienën e gjirit është uji i pastër.
Nëse dhimbja është e fortë, është në rregull të merrni një lloj qetësuesi, por vetëm mjeku vendos se çfarë lloj ilaçi mund të merrni. Asnjëherë mos u vetë-mjekoni. Nëse plasaritjet ose plagët nuk tregojnë shenja shërimi, drejtohuni tek mjeku.
A mund ta ushqej me gji fëmijën tim nëse thithat e mia janë të çara?
Pak gjak nuk do ta largojë fëmijën tuaj nga qumështi dhe për aq kohë sa mund ta përballoni, mund të vazhdoni ta ushqeni me gji. Është e rëndësishme ta ushqeni fëmijën tuaj siç duhet në mënyrë që thithkat të kenë një shans për t’u shëruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Cila është dieta e Kate Middleton? Zbulohen ushqimet e preferuara të Dukeshës

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit