Xhevdet Jashari dhe Astrit Kabashi po qëndrojnë së bashku në kryeqytetin serb të Beogradit.

E ‘trimat’, duket se nuk kanë dashur që vizita e tyre të kalojë pa ndonjë fotografi epike.


Xhevdeti, i njohur më mirë si “Arifhikmeti” i serilait “O Sa Mirë” dhe “Bekimi” i serialit “Kafeneja Jonë” shihen të bëjnë shenjën e shqiponjës në kështjellën e Beogradit, Kalimegdan.

Në fytyrat e tyre, ajo që reflektohet është buzëqeshja dhe lumturia. /Telegrafi/