Çfarë formacione do të vendosnin gazetarët e Telegrafit për Shqipërinë ndaj Serbisë: Me këtë 11-she e prishim "marrëveshjen" e dy federatave

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen analiza nga gazetarët sportivë të redaksisë së Telegrafit për ndeshjet që i presin Kosovën dhe Shqipërinë. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Aty u diskutua gjerë e gjatë për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku mes tjerash gazetarët e Telegrafit dhanë mendimet e tyre për formacionin titullar të ‘Kuqezinjve’.
“Strakoshaj, Hysaj sepse nuk kemi zgjidhje tjetër, Ajeti me Gjimshtin dyshja e mbrojtjes, në anën e majtë Mario Mitaj. Në mesfushë Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha”.
“Në krah Arbër Hoxha, sulmues qendre Mirlind Daku edhe Jasir Asani”, ka thënë gazetari Romak Zeqiri.
Njësoj si Zeqiri mendoi edhe gazetari Shkumbin Pireva, por preferencë e këtij të fundit ishte që në krah të djathtë të sulmit nga minuta e parë të aktivizohej Qazim Laçi.
Në ndërkohë, gazetari Lavdim Pireva në mesfushë rreshtoi treshen Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Qazim Laçi, ndërsa në fazën e sulmit shkoi me treshen Arbër Hoxha, Mirlind Daku, Myrto Uzuni.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com




















































