LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është projekti misterioz Delta?

Çfarë është projekti misterioz Delta?

Studioja polake, People Can Fly ka bërë shumë mundësi që të jetë ekipi i parë që bashkëpunon njëkohësisht në dy lojëra të ndara me kompanitë Microsoft dhe Sony.

Pasi u zbulua kohët e fundit se krijuesit e Painkiller, Bulletstorm dhe Outriders po punojnë për video-lojën Gears of War: E-Day, tani është shpallur edhe një bashkëpunim tjetër.

Ekipi ka hyrë në një partneritet strategjik me Sony Interactive Entertainment dhe do të zhvillojë një video-lojë për ta. Tani, pjesa interesante e lajmit është që kjo lojë është një IP ekzistues i PlayStation, pra një franshizë e Sonyt. Emri i punës “Project Delta” nuk na thotë shumë, kështu që dyert për spekulime janë të hapura.


Ky ekip polak është më i aftë në video-lojërat e shtënave dhe tematika SF, dhe Sony ka disa franshiza që përputhen me këtë kombinim.

Kandidati i parë është Killzone, të cilin Guerrilla Games e la për t’u fokusuar në Horizon. Kandidati i dytë është Resistance, për të cilin ish-presidenti i Insomniac ka thënë së fundmi se Sony e ka lënë pas për shkak të “situatës së keqe në treg”.

Pavarësisht se çfarë të jetë ky “Project Delta”, do të kalojë shumë kohë para se ta shohim. Kush e di – ndoshta është një video-lojë që ata tashmë e planifikojnë për PlayStation 6. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë është projekti misterioz Delta?

Çfarë është projekti misterioz Delta?

Lojëra
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Kalo në kategori