LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të bëni që këpucët të mos krikëllojnë: Zgjidhni problemin me një veprim!

Çfarë duhet të bëni që këpucët të mos krikëllojnë: Zgjidhni problemin me një veprim!

Problemi i padurueshëm mund lehtë të zgjidhet.

Keni atlete apo këpucë të mrekullueshme të cilat keni shumë për qejfi, mirëpo nuk mund ta duroni atë tingull “krikëllime” të cilin e bëjnë?”

Këtë problem mund ta shkaktojnë gabimet me rastin e prodhimit dhe në atë rast nuk mund t’i përmirësoni, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, shpesh shkaktohen me krijimin e lagështisë dhe me fërkimin që shkaktohen kur pjesët e brendshme të këpucëve fërkohen njëra me tjetrën.

Për ta zgjidhur këtë problem ju ndihmon pudra për fëmijë!

Nëse atletja apo këpuca juaj ka mantare të brendshme të veçuar, lëvizeni, qitni në pjesën e brendshme pudrën dhe pastaj kthejeni mantarën në vend.

Nëse mantarja është e qepur, pudrën qiteni nëpër tegelat e brendshëm, në mënyrë që ajo pjesë e këpucës të bëhet më e lëmuar dhe me rastin e fërkimeve të pushojë të krijojë krikëllime. /Telegrafi/