Çfarë duhet të bëni kur jeni të pikëlluar – mos i ndrydhni ose fshihni ndjenjat tuaja

Lëreni zemrën të rrahë në harmoni me emocionet tuaja. Mos ki turp nga ndjenjat e tua!
Pikëllimi është një ndjenjë nga e cila njerëzit shpesh përpiqen të shpëtojnë, ta injorojnë, ta shmangin, kështu që kryesisht mbetet e ndrydhur në shumë zemra.
Megjithatë, ka ditë dhe situata kur pikëllimi pushton dhe përpjekja për ta injoruar këtë emocion ose për të mos treguar se si ndihemi mund të jetë e keqe për shëndetin tonë mendor.
Duket se kemi harruar se pikëllimi është një emocion normal njerëzor, si edhe lumturia.
Është një përgjigje normale e trurit tonë ndaj aspekteve të ndryshme të jetës sonë, mjedisit, ndaj ngjarjeve të caktuara, transmeton Telegrafi.
Pra, është normale të jemi të trishtuar, nuk duhet të kemi frikë se si do të na shikojnë të tjerët nëse tregojmë emocionet tona, as nuk duhet të përpiqemi të jemi të buzëqeshur dhe të mirë nëse nuk ndihemi ashtu.
Psikologët gjithashtu theksojnë se pikëllimi është një emocion i rëndësishëm. Megjithatë, ata shprehen se është e rëndësishme të mos gaboni duke menduar se kur jeni të trishtuar, jeni në depresion. Mos bëni një gabim të tillë! Trishtimi, si të gjitha emocionet tona, është i shëndetshëm dhe duhet të na ndihmojë të reagojmë më mirë ndaj vetes, ndaj të tjerëve dhe ndaj botës përreth nesh.
Siç thotë Carl Jung, njerëzit duhet të vlerësojnë dhe respektojnë pikëllimin në mënyrë që të shijojnë lumturinë. Pranimi i pikëllimit është një pjesë vërtet e rëndësishme për ta kapërcyer atë dhe për t’u rikthyer në një kornizë normale mendore.
Është e rëndësishme që të mos mendojmë kurrë se pikëllimi është një shenjë dobësie. Njerëzit të cilët kanë zhvilluar ndjeshmëri dhe shfaqin trishtim e largojnë këtë ndjenjë në mënyrë të natyrshme, por mund të ndihmojnë edhe të tjerët që kanë frikë të tregojnë emocionet e tyre dhe t’u thonë – “është në rregull të jesh i trishtuar”.
Një mit tjetër është se nëse një person kënaqet me pikëllimin, ai do të mbetet i pikëlluar përgjithmonë. Emocionet janë gjendje kalimtare, sepse ato janë përgjigje ndaj gjendjes aktuale. Fakti që aktualisht keni këtë ndjenjë nuk do të thotë se jeni të dobët dhe as që do të jeni gjithmonë të pikëlluar, por se reagoni në sinkron me gjendjen tuaj emocionale, në përputhje me ngjarjet që ju rrethojnë.
Lejojeni veten të jeni të pikëlluar, lidhuni me këtë ndjenjë, tregojeni hapur dhe trishtimi do të gjejë rrugën e tij.
Shënim: Nëse shpesh ndiheni të pikëlluar dhe të pakënaqur, dhe kjo ndikon në cilësinë e jetës suaj, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nga një profesionist – psikolog, psikoterapist. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës