Në qarje të shpeshtë ndikon stresi, lotët rrjedhin nga sytë edhe në momentet e lodhjes dhe të pagjumësisë
Pos lotëve bazalë për mbrojtje të syve, shfaqen edhe lotët refleksivë dhe emocionalë. Qani pa menduar për natyrën e lotëve dhe cilësitë e tyre. Dhe do të duhej, duke pasur parasysh që ekzistojnë tri lloje lotësh, varësisht nga qëllimi i tyre, transmeton Telegrafi.
Lotët bazalë shërbejnë për mbrojtje të syve dhe vazhdimisht janë të pranishëm. Lotët refleksivë shfaqen si përgjigje ndaj irritimeve fizike, si në rastin e grirjes së qepëve, hyrjes së thërrmijave në sy, tymi, diçka që djeg…Lotët emocionalë shfaqen në momentet e pikëllimit dhe të gëzimit.
Shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanisë kanë theksuar që ekzistojnë disa arsye për qarje:
• Është konstatuar që stresi ndikon në shpeshtësinë e qarjes, më saktësisht ankthi të cilin personi i caktuar në momente i ndien.
Shpeshtësia e qarjes mund të jetë edhe shenjë depresioni, e cila më së shpeshti identifikohet me humbje të energjisë dhe apetitit, me çrregullim të humorit dhe ndjenjë të pikëllimit.
• Kromozomet X janë shkaktarë që femrat më shpesh qajnë në krahasim me meshkujt. Nga ana tjetër, lotët e meshkujve janë më të mëdhenj se lotët e femrave, për këtë shkak pjesëtareve të gjinisë femërore u nevojitet sasi më e vogël e lotëve për të rrjedhur nëpër fytyrë.
Mu për shkak që janë më të mëdhenj, meshkujt më lehtë e kanë t’i fshijnë apo t’i fshehin se femrat.
• Lotët dalin nga sytë edhe në momentet e lodhjes dhe të pagjumësisë.
Personat të cilët mesatarisht flenë midis katër dhe pesë orë, me kalimin e kohës, më saktësisht bëhen më të pikëlluar dhe më të irritueshëm, prandaj lehtë shpërthejnë në vaj, madje edhe kur nuk ekziston arsye konkrete për llojin e tillë të zbrazjes emocionale. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës