Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati gjatë konferencës së fundit për këtë vit, ka folur edhe në lidhje me çështjen e TVSH-së në sektorin e gastronomisë, e cila në bazë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomikë ishte reduktuar në 8 për qind.
Murati ka thënë se ky reduktim ka rezultuar me rritjen e fitimit të bizneseve, që sipas tij në krahasim me vitin e kaluar ka dyfishuar qarkullimin.
I pyetur për reagimet e sektorit të gastronomisë, Murati tha se nuk u është premtuar asnjëherë se TVSH-ja do të vazhdojë të jetë 8 për qind.
“Nuk do të thoja që ka përplasje, mund të ketë akuza. Megjithatë ne si Qeveri dhe Ministri duhet t;i konsiderojmë të gjitha sektorët e bizneseve dhe të ju ndihmojmë. Sa i përket sektorit të Gastronomisë në lidhje me TVSH-në, ne kemi pasur një takim, mirëpo nuk u është premtu asnjëherë. Në fakt është e kundërta, unë kur kam qenë kryetar i Komisionit për buxhet në mandatin e kaluar kam thënë që zbritja e TVSH-së në atë formë nuk është mënyra e duhur sepse nuk do të rezultonte me zbritje të çmimeve, e që zbritja e çmimeve pastaj të rezultonte në konsum të shtuar. Pra, kur është zbrit TVSH-ja nuk kemi pasur zbritje të çmimeve”, tha Murati.
Sipas tij, përveç që nuk ka pasur zbritje të çmimeve, ka pasur shtim të fitimit për bizneset.
“Përkundrazi, çka ka ndodh është që mund të jetë rrit fitimi për bizneset. Gjithashtu duhet të kemi parasysh që si biznese, gastronomia edhe këtë vit ka shënuar rekord qarkullimi, nga të dhënat që kemi krahasuar me vitin 2019, mund të flasim për një qarkullim prej mbi 30% rritje do të thotë nëse e krahasojmë me një vit normal”, theksoi Murati.
Ai tha se në krahasim me vitin 2020, ka dyfishim të qarkullimit në sektorin e gastronomisë.
“Kurse nëse e krahasojmë me vitin 2020, ka dyfishim të qarkullimit. Viti i kaluar mund të ketë qenë i vështirë, por për këtë vit me përjashtim të bizneseve të cilat kanë qenë të mbyllura dhe që besoj se ne si Qeveri duhet tu dalim në ndihmë dhe shumë shpejt do të kemi edhe zbatimin dhe fillimin e operacionalizimit të masave për këtë çështje, sa i përket bizneseve që kanë operu me gjithë masat nuk besoj që ka pasur vështirësi”, tha Murati gjatë konferencës për media. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Çmimi i Bitcoin bie nën 80 mijë dollarë - pse po humb vlerë kriptovaluta kryesore?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk