LAJMI I FUNDIT:

Çështja e Manastirit të Deçanit kërkohet të mos jetë temë në dialogun Kosovë-Serbi

Çështja e Manastirit të Deçanit kërkohet të mos jetë temë në dialogun Kosovë-Serbi

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka kërkuar që çështja e Manastirit të Deçanit mos të jetë temë në dialogun Kosovë-Serbi, pasi konsiderojnë se kjo duhet të rregullohet me ligje të Kosovës.

Lidhja e Historianëve po ashtu kanë kundërshtuar ashpër ndërprerjen e punimeve të rrugës Deçan- Plavë.

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Deçanit, Shkodran Imeraj në një konferencë për medie e cilësoi si tragjike arsyetimin e kryeministrit, Avdullah Hoti për ndërprerjen e punimeve.


“Kjo çështje nuk duhet të diskutohet në bisedimet e ardhshme që do të zhvillohen në Bruksel në muajin shtator, ashtu siç janë paralajmëruar. Ne konsiderojmë se Manastiri i Deçanit, gjegjësisht udhëheqësit e këtij institucioni janë duke u menduar të futin manastirin në një situatë të re politike duke fituar poenë politikë dhe strategjikë në kuptimin që patjetër t’i marrin pronat e ndërmarrjeve. Ne i kërkojmë kryeministrit që mos të diskutojë këtë çështje sepse në fund të fundit kjo është çështje që duhet të rregullohet me ligje të Kosovës”, tha ai.

Imeraj tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2016 për Manastirin e Deçanit është anti-ligjor dhe kushtetues.

“Çka është edhe më tragjike për ne ka qenë edhe deklarata e mbrëmshme e Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht e kryeministrit Avdullah Hoti i cili ka kërkuar zbatimin e vendimit anti-kushtetues dhe anti ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në maj të vitit 2016. Të cilin pronat dhe ndërmarrjet Apiko dhe Iliria i njihen në pronësi të Manastirit të Deçanit. Këtu janë dy veprime të gabueshme që i ka ndërmarrë edhe Serbia, por edhe kryeministri i Kosovës”, u shpreh ai.

Ndërkohë, i dha mbështetje të plotë kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj që punimet sa më shpejtë të rifillojnë.

“Ne konsiderojmë se rruga Deçan-Plavë nuk është e rëndësishme vetëm për Kosovën dhe Malin e Zi, por për gjithë rajonin e Ballkanit dhe integrimet tona euro-atlantike”, shtoi ai, transmeton KP. Rruga Deçan-Plavë është ndërprerë vikendin e kaluar pas kundërshtimeve të vet manastirit, por edhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kalo në kategori