Çështja e Hotel Grandit në Prishtinë, është rikthyer sërish si temë diskutimi, kjo pasi që biznesmeni njëherit edhe deputeti Behgjet Pacolli njoftoi se ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj shtetit të Kosovës, pikërisht për këtë hotel.
Sipas tij, vendimi parashikon që Qeveria e Kosovës duhet të rikthejë shumën e paguar nga kompania e tij ndaj Qeverisë së Kosovës.
Pacolli ka shkruar se ky triumf në arbitrazhin ndërkombëtar është një sinjal i qartë se e drejta vonohet, por gjithmonë del në dritë.
Pas kësaj pati një reagim nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se Hotel Grand mbetet në pronësi të Republikës së Kosovës.
Ajo ka thënë se “e vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit”.
Pacolli ka reaguar sërish duke thënë se deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formë “vetëngushëllimi”.
“Ministrja e din shumë mirë, që askush në këtë proces nuk ka kërkuar OBJEKTIN nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e mëparshëm. Që nga fillimi i procesit,Mabco ka kërkuar gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj,të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe asgjë tjetër”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze