Naya Rivera u mbyt për vdekje ‘brenda disa minutave’, sipas certifikatës së saj të vdekjes.

Detaje të reja rreth aksidentit fatal të aktores 33-vjeçare u shfaqen të enjten, tre javë pas vdekjes së saj tragjike në Liqenin Piru jashtë Los Angeles.


Certifikata zbuloi gjithashtu se ylli i “Glee” u varros të premten e kaluar në varrezat e famshme të 'Parkut Memorial' të Forest Lawn në Hollywood Hills.

31387072 8577943 image a 173 1596140697135 Naya Rivera (Foto: SplashNews.com)

Certifikata e vdekjes së Naya konfirmon disa fakte në lidhje me rastin, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Shkaku i vdekjes është renditur zyrtarisht si një 'mbytje' e cila ndodhi në Liqenin Piru, ku trupi i saj u gjet i 13-ti. Dokumenti gjithashtu thotë se nëna e një djali vdiq 'brenda disa minutash'.

Më tej thuhet se ishte kryer një autopsi dhe përcaktoi se vdekja ishte aksidentale, pa shkaqe ose sëmundje themelore. Asnjë ilaç ose alkool nuk ishte i pranishëm në organizmin e saj.

download 14 Liqeni Piru (Foto: Los Angeles Times)

Varrezat tanimë janë bërë shtëpi e përjetshme për shumë njerëz të famshëm, ku atje po pushojnë të qetë edhe yjet si: Paul Walker, Nipsey Hussle, Lucille Ball dhe Liberace.

Naya u zhduk të mërkurën, 8 korrik gjatë një vizite në Liqenin Piru me djalin katër vjeçar Josey. /Telegrafi/

GettyImages 1255991916 1 Naya Rivera u mbyt në Liqenin Piru (Foto: Kevin Winter/Getty Images)