Policia e Tanzanisë thotë se 45 njerëz vdiqën gjatë ceremonisë së varrimit të presidentit të ndjerë, John Magufuli.
Ngjarja ndodhi kur mijëra qytetarë të pikëlluar u përpoqën të futeshin në një stadium për t’i dhënë lamtumirën e fundit udhëheqësit të tyre, i cili ndërroi jetë shkaku i coronavirusit.
“Kishte shumë njerëz që donin të futeshin në stadium, dhe disa nuk ishin të durueshëm. Ata u përpoqën të futeshin me forcë dhe kjo rezultoi në shkeljen e njëri-tjetrit. Dyzet e pesë persona vdiqën në aksident”, tha komandanti i policisë rajonale Dar-es-Salaam Lazaro Mambosasa, raporton aljazeera.
Pesë nga të vdekurit ishin nga e njëjta familje, tha Mambosasa. Një grua dhe katër fëmijë u raportuan më parë se ishin lënduar në aksident.
Mambosasa tha se dhjetëra njerëz ishin liruar nga spitali pasi ishin trajtuar për lëndimet.
Trupi i Magufuli u transportua në qytetet kryesore të Dar-es-Salaam, Dodoma, Zanzibar, Mwanza dhe Geita, para se të prehej përfundimisht në fshatin, Chato në veriperëndim të vendit më 26 mars. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë