LAJMI I FUNDIT:

Çerek solid për Dell

Çerek solid për Dell

Dell publikoi rezultatet e afarizmit gjatë çerekut të katërt të cilat janë pak më të dobëta nga parashikimet e analistëve.

Të hyrat totale të kompanisë janë rritur më shumë se që pritej , në 16.03 miliard dollarë, por profiti ishte 764 milion dollarë, derisa analistët në mesatare prisnin rreth 779 milion dollarë.

Për tërë vitin e kaluar Dell paraqiti të hyra prej 62.07 miliard dollarë me profit prej 3.94 miliard dollarë.


Gjatë vitit aktual Dell paralajmëron se do të arrij profit më të lartë se 3.64 miliard dollarë. /Telegrafi/