Celina nuk ndalet, shënon dy herë në fitoren e Ipswich ndaj Wycombe – i dyti ishte fantastik

Bersant Celina po e gjen formën e tij çdo ditë e më shumë, pasi në këtë mesjavë ai arriti të shënojë dy herë për skuadrën e tij.
Ipswich Town mori një fitore të madhe si mysafir i Wycombe me rezultat 4-1.
Reprezentuesi ynë shënoi golin e parë dhe të fundit në këtë sfidë.
Goli i parë erdhi në minutën e 27-të të ndeshje që i barazoi shifrat në 1-1.
Krejt në kohën shtesë Celina mori një top në fushën e tij, por me shpejtësi kali gjysmën, duke kaluar edhe portierin kundërshtarë për të shënuar për rezultatin përfundimtar 4-1.
Celina ka 3 gola dhe 3 asistime në League One të Anglisë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































