Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj ka shpalosur platformën e tij qeverisëse për katër vitet e ardhshme e cila përbëhet nga tetë pika, të cilat paraqesin zgjidhje për problemet e qytetarëve të kryeqytetit.
Çelaj u zotua se qytetin e Prishtinës do ta kthej në një qytet destinacion e jo në një vend transit siç është tani.
Kandidati i PDK-së tha se platforma e tij zgjedhore është përpiluar në bashkëbisedim me qytetarët e Prishtinës dhe paraqet brengat e qytetarëve të Prishtinës.
Oferta e tij për qytetin e Prishtinës e përbërë nga tetë pika, sipas Çelajt nuk është e sistemuar siç janë drejtoritë në komunën e Prishtinës, por është e sistemuar në bazë të tematikave të problemeve të qytetarëve.
Kam ardhur në një platformë të tillë e cila paraqet brengat dhe nevojat elementare të qytetarit të Prishtinës, prandaj po e them që është platforma jonë. Platforma dhe programi i Partisë Demokratike, platforma dhe programi im për Prishtinën,oferta ime për qytetin e Prishtinës përmban teta pika kryesore dhe jemi munduar që këto tetë pika mos me qenë të sistemuara ashtu siç janë të sistemuara drejtorisë në komunën e Prishtinës sepse mendojmë që ne i kemi tematizuar ashtu siç është jeta jonë e tematizuar dhe nuk është e ndarë në bazë të atyre parimeve,ne kemi bërë edhe tematizim e cila lidhet drejtë për drejtë me nevojat qytetarit të Prishtinës”, tha Çelaj.
Shtylla e parë në të cilët pritet të veprojë ka të bëjë me Prishtinën e shpejët dhe për këtë prioritet ai ka në plan të krijojë qarkore, parkingje nëntokësore dhe të vë tarifa hyrëse për të gjithë ata që duan të hyjnë në Prishtinë me qëllim që të lehtësohet trafiku në kryeqytet.
“Ne do të bëjmë parkingje nëntokësore, do të hapim në hyrje të secilit qytet, ne do të vëmë taksën hyrëse ajo që mu interpretua si rampa për Prishtinën, do të bëjmë tarifë hyrëse për në qytetin e Prishtinës, jo pse ne duam t’i ndalojmë të tjerët,….Taksë hyrëse për në qytetin e Prishtinës sepse unë nuk dua dhe ju që banoni në Prishtinë nuk doni që ne t’i thithim gazrat e makinave të tyre” ,tha ai.
Sa i përket ndërtimeve, Çelaj në programin e tij qeverisës ka paraparë që ta rrisë numrin e lejeve për ndërtim në 1000 në vit, pasi që sipas tij ndërtuesit janë partnerët kryesor.
“Nuk do ta ngufatim me numër të lejeve për ndërtim ku sot kemi 1300 leje për të ndërtuar jepen vetëm 150 leje, ne do ta rrisim numri e lejeve për ndërtim në 1000, ne vetëm do të imponojmë kritere dhe do ta shpërndajmë ndërtimin në të gjithë qytetin jo vetëm nëpër rajone të caktuara”, tha ai.
Për çiftet e reja kandidati për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj ka premtuar se do të jenë garantues për marrjen e kredive pa kamatë deri në 40 vjet.
Po ashtu ka tha se planifikon që në katër vitet e ardhshme ta bëjë edhe rikonstruktimin e qytetit të vjetër të Prishtinës, duke e rikthyer Prishtinën e vjetër.
Për të rritur sigurinë në qytet Çelaj ka premtuar vënien e kamerave të sigurisë në rrugët e qytetit, ndriçimin banesave , mirëmbajtën e liftit dhe objektet e braktisura që mund të paraqesin rrezik parasheh që të rrënohen.
Çelaj tha se në katër vitet e ardhshme parasheh që të ofrojë edhe sistemin e gazit për kryeqytetasit kështu duke iu mundësuar edhe uljen e tarifave të energjisë dhe mbrojtjen e ambientit.
Çelaj ka premtuar krijimin e shtegut të çiklistëve ndërsa dhe pishinë e Gërmisë parasheh ta bëjë rekreativ për të gjitha sezonat, verës si pishinë, ndërsa gjatë dimrit, patinazh.
Duke kërkuar edhe mbështetjen e ministrit të Shëndetësisë, Çelaj ka premtuar ndërtimin e një Spitali Rajonal të Prishtinës dhe një qendër rehabilituese, dhe Qendra Familjare shëndetësore për lagjet të cilat kanë mungesë të tyre.
Çelaj ka premtuar edhe ndërtimin e 13 shkollave dhe çerdheve do të cilat sipas tij do të ndikojnë në rritjen e cilësisë së arsimit në Prishtinë.
Kandidati i PDK-së ka premtuar grante për bujqësinë në vlerë 1.7 milion euro, përkatësisht për produktet organike të cilat parasheh t’i zhvillojë në hapësirat e Gollakut.
Pjesë e plani qeverisës të Çelajt është edhe ndërtimi i një Free Style, LunaPark për fëmijë, këshillimore për fëmijë dhe të moshuar, zyra dhe guida që informojnë për Prishtinën, mbylljen e të gjitha lojërave të fatit, etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa