LAJMI I FUNDIT:

Çelaj i PDK-së flet për rënien e partisë në zgjedhje: Jemi thirr në luftën e UÇK-së, por në treshen e parë nuk është asnjë përfaqësues nga UÇK-ja

Çelaj i PDK-së flet për rënien e partisë në zgjedhje: Jemi thirr në luftën e UÇK-së, por në treshen e parë nuk është asnjë përfaqësues nga UÇK-ja

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj thotë se PDK nuk ka arritur të ndryshojë perceptimin e publikut për punët e saj.

“Një nga dështimet e PDK-së është se nuk ka arritur të mbrohet me argumentet që ka pasur. Edhe sukseset që ka pasur PDK-ja nuk ka arritur t’i tregojë para elektoratit”, tha Çelaj në “Debat Plus”.

Çelaj ka shprehur pakënaqësi me partinë pasi sipas tij, PDK pavarësisht se është thirr në emër të UÇK-së, në tri vendet e para në listë nuk ishte askush që lidhet me UÇK-në.


“Jemi thirr në luftën e UÇK-së, por në treshen e parë nuk është asnjë përfaqësues nga UÇK-ja. Njerëzit e PDK-së janë të lidhur me luftën e UÇK-së, apo janë të burgosur politikë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës thotë se koalicioni me NISMA-n nuk u bë nga frika e disa personave.

“NISMA është nga brumi i elektoratit të PDK-së. Pse të mos i merrnim ne ato vota. Por mos bërja e këtij koalicioni ishte më shumë frikë personale e disa personave se qëndrim i PDK-së. Unë si anëtarë i Këshillit Drejtues nuk jam pyetur për këtë koalicion”, tha ndër të tjera Lirak Çelaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori