Çeku: Rivitalizim i hapësirave komunale të braktisura përmes artit e kulturës

Qendra rekreative “Brez pas brezi” dhe udhëheqësit e saj, Besnik e Zymrije Grajçevci e mirëpritën sot në takim kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çekun.
Ai takoi edhe anëtaret e kësaj qendre të cilat përmes artit që kultivojnë me vite e mbajnë gjallë këtë qendër, përkundër mungesës së mbështetjes nga komuna.

Çeku tha se kjo gjendje duhet dhe do të ndryshojë, pasi që artistët duhet të kenë kushtet e qëndrueshme për të zhvilluar artin e tyre.
E kjo mund të bëhet duke i ringjallur hapësirat komunale të braktisura, për t’u përdorur nga komuniteti artistik, shtoi Çeku, duke i rikthyer Prishtinës energjinë dhe kreativitetin.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































