Petr Cech e ka gjetur arsyen se pse ekipi i tij nuk ka mundur ta fitojë titullin e Ligës Premier.

Sipas ish anëtarit të Chelseat, ''topçinjtë'' e humbën këtë titull shkaku i lëndimeve të shumta.


''Ishte një sezon tejet i vështirë. Ne kishim më shumë lojtarë të lënduar se të tjerët dhe për këtë arsye titullin nuk e fituam'', u shpreh Cech.

Arsenal aktualisht renditet në pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 68 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app