Kanceri i vezoreve është një prej sëmundjeve që dëgjojmë të flitet më pak, por është shumë e rëndësishme të dimë çfarë mund ta shkaktojë atë. Dhe sigurisht, si mund të reduktohet rreziku prej tij

Këtë sëmundje, mjekët e quajnë si “vrasësin e heshtur”, pasi zakonisht femrat e kapin shumë vonë, kur sëmundja ka avancuar.


Nëse kanceri i vezoreve do të diagnostikohej që në hapat e parë, shërimi është plotësisht i sigurt.

Cilët janë disa nga faktorët që rrisin shanset për këtë sëmundje?!

Ovarian cancer sufferer with doctor 794738

1. Gjenetika

Ky është fakti me më shumë rëndësi. Mjekët thonë se gjëja më e mirë që mund të bëni për të kuptuar nëse jeni apo jo të rrezikuar, është të shihni historinë e familjes suaj. Nëse gratë e familjes kanë vuajtur nga një sëmundje e tillë, kjo është një shenjë paralajmëruese. Gjithsesi, nuk ka vend për panik. Mjafton të mos hiqni dorë nga kontrollet rutinë.

2. Shëndeti i tubave fallopianë

Kanceri i vezoreve nuk nis prej tyre, por nga tubat fallopianë. Kur rreziku është i lartë, më e mira që mund të bëhet është heqja e tubave bashkë me vezoret, sigurisht nëse s’ka asnjë alternativë tjetër dhe është vërtetë e nevojshme.

785 0 5ca5ffd46e72d

3. Mosha e shtatzënisë së parë

Ato që lindin para të 30-ve kanë më pak shanse të preken nga kanceri i vezores. Mjekët ende nuk e kanë të qartë pse ndodh kjo, por dinë se lidhet me prodhimin hormonal.

4. Dietat

E njëjta dietë që rekomandohet për shëndetin e përgjithshëm, redukton gjithashtu rrezikun ndaj kancerit të vezoreve. Tryeza e pasur me fruta, perime dhe e varfër në mish të kuq do të pakësojë problemet shëndetësore.

5. Ekspozimi ndaj kimikateve

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kaloni kohë në natyrë, larg kimikateve apo rrezeve të dëmshme. Këto të fundit rrisin shanset e kancerit të vezoreve. /Telegrafi/