LAJMI I FUNDIT:

Çdo i pesti qytetar në Maqedoni jeton në varfëri

Çdo i pesti qytetar në Maqedoni jeton në varfëri

Ndihma sociale për një familje katër anëtarëshe është rreth 6000 denarë, por vetëm në tre vitet e para e më pas kjo shumë përgjysmohet. Sipas ministres për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, sistemi për mbrojtje sociale nuk jep rezultate në uljen e përqindjes së personave të varfër në vend.

Ajo paralajmëron se deri në fund të vitit të ardhshëm do të fillojë masa me të cilën çdo familje do të ketë të ardhura minimale prej 12 mijë denarë. Megjithatë, nuk zgjidhet problemi nëse këta persona nuk i përfshijmë në tregun e punës, thotë Carovska.

“Është e rëndësishme që ne patjetër të bëjmë aktivim të trans- gjeneratës së atyre që marrin asistencë sociale. Kemi gjyshe, gjysh, nënë, baba dhe fëmijë që në vazhdimësi marrin ndihmë sociale dhe kjo bëhet mënyrë e jetës. Ndihma sociale nuk është mënyrë e jetës. Kjo është vetëm rrjet që ju ndihmon në momente të krizës ekonomike si familje apo individ e më pas duhet t’ju kthejë në tregun e punës “,  deklaroi Milla Carovska, ministre e punës dhe politikës sociale.


Nga Platforma kundër varfërisë e Maqedonisë thonë se është e rëndësishme të bëhet kategorizimi i të varfërve dhe të parashihen masa të ndryshme për çdo grup.

“Ne nuk guxojmë ata t’i definojmë me një politikë të përgjithshme, e as që mund për të gjithë ata, kudo që jetojnë, të parashikojmë një pako të masave. Është e domosdoshme të bëhet planifikim social të nevojave të njerëzve, të bëjmë planifikim social të grupeve me të cilat ballafaqohemi dhe të krijojmë politika ku do t’i përfshijmë njerëzit , specifikat e tyre dhe dallimet kulturore”, u shpreh Biljana Dukovska, kryetare e platformës maqedonase kundër varfërisë.

Qeveria e LSDM-së zotohet që deri në vitin 2021 shkallën e varfërisë do ta zvogëloj nga 21.5 në 16 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori