LAJMI I FUNDIT:

Çdo fluturim është “lojë me jetën”, pistat janë të vogla e të mbuluara me akull e rërë – pesë aeroportet më të rrezikshëm në botë

Çdo fluturim është “lojë me jetën”, pistat janë të vogla e të mbuluara me akull e rërë – pesë aeroportet më të rrezikshëm në botë

Shumë njerëz i frikësohen udhëtimeve me aeroplanë, edhe pse ky lloj i transportit konsiderohet si më i sigurti. Megjithatë, këto aeroporte sigurisht se do t’i frikësonin pasagjerët më shumë për shkak të aterrimeve dhe ngritjeve të vështira në ajër.

Më poshtë ju sjellim pesë aeroportet më të rrezikshëm në botë. Shumica prej tyre u krijojnë probleme të mëdha pilotëve për shkaqe teknike si dhe kushteve atmosferike, transmeton Telegrafi.


Aeroporti Lukla

Qarkullojnë thashetheme se pasagjerët gjithmonë duartrokasin kur aeroplani aterron sigurtë, në pistën që është shumë e ngushtë dhe e shkurtër. Madje nuk ndihmon aspak pilotin edhe pse është i ndërtuar në afërsi të kodrave. Në fakt është i ndërtuar në lartësi prej 2,8422 metrave dhe konsiderohet si një nga aeroportet që janë ndërtuar në lartësitë më mëdha.

Aeroporti Madeira, Portugali

Madeira është një lokacion i njohur në Portugali, kurse në vitin 2016 arriti kulmin e popullariteti pasi që aeroporti fitoi epitetin e atij ndërkombëtar dhe mori emrin e legjendës së futbollit Cristiano Ronaldo. Megjithatë, aeroporti Madeira është i njohur si aeroporti i tretë më i rrezikshëm në Evropë, për shkak të pistës së ngushtë dhe erërave të forta që fryjnë nga deti.

Aeroporti ndërkombëtar Courchevel, Francë

Ky aeroport gjendet në qytetin Courchevel, në alpet franceze. Për faktin se gjendet në një zonë malore, ka një pistë të shkurtër prej vetëm 537 metrave. Aty ka shumë mjegull, gjë që ia vështirëson shumë punën pilotëve.

Aeroporti Bara, Skoci

Aeroporti Bara ka fituar epitetin e njëri prej aeroporteve më të rrezikshëm në botë, për shkak se pista gjendet në plazh. Stuhia e rërës që formohet nga helikat e motorëve i krijon probleme pilotit gjatë aterrimit, kështu veturat e parkuara në parking shpesh i ndezin dritat për t’i ndihmuar gjatë zbritjes.

Stacioni McMurdo, Antarktik

I ndërtuar në Antarktik, të tri pistat në stacionin McMurdo janë ndërtuar nga akulli. Gjatë dimrit, ato qëndrojnë me muaj të tërë, kurse pilotët detyrohen të aterrojnë gjatë natës të përdorin pajisje për vëzhgim gjatë natës. /Telegrafi/

 

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Fun
Kalo në kategori