Çdo ditë ndiheni bosh. Çfarë të bëni? Tri shenja që tregojnë se keni patjetër nevojë për ndryshim në jetën tuaj
![Çdo ditë ndiheni bosh. Çfarë të bëni? Tri shenja që tregojnë se keni patjetër nevojë për ndryshim në jetën tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/202201171832-main.cropped_1642419163-780x439.jpg)
Nëse po lexoni këtë artikull, ka shumë gjasa që të ndiheni të pakënaqur me jetën
Ju mund të mos ndiheni mirë me marrëdhëniet romantike/shoqërore, të ndiheni të ngarkuar nga karriera ose të mos keni frymëzim për asgjë. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të shumta për të përmirësuar jetën, çdo ditë ndiheni bosh. Çfarë të bëni?
Cilat janë shkaqet e zakonshme për një ndryshim të stilit të jetesës?
Sipas Sean Grover, psikoterapist dhe autor me mbi 25 vjet përvojë, tre ngjarje të jashtme stresuese shkaktojnë ndryshime në stilin e jetës: trauma (shembull: krizë shëndetësore, aksident), humbje (vdekje, fundi i një marrëdhënieje) dhe vështirësitë (pushim nga puna, borxhe), shkruan Psychology Today.
Sipas tij, shenjat e nevojës për një ndryshim të stilit të jetesës përfshijnë:
1. Jetës suaj i mungon gëzimi. Ditët janë dëshpëruese. Ju ndiheni të mbërthyer në të njëjtën rutinë; çdo moment ndihet njësoj dhe nuk ke çfarë të presësh.
2. Stresi kronik. Edhe punët e thjeshta janë barrë me vete. Detyrat si pastrimi i shtëpisë, pazari ose vizita e të afërmve mund të duken punë të mëdha për t’u bërë.
3. Zhgënjimi i zakonshëm. Gjithçka, dhe të gjithë, ju zhgënjejnë. Edhe kur bëni çmos për të qenë miqësorë dhe optimistë, ndiheni të zhgënjyer.
Lexuat karakteristikat e mësipërme dhe menduat: “Po, ky/kjo jam unë”. Prandaj është koha për të analizuar se çfarë ndryshimesh duhet të ndodhin. Ju keni gjithmonë fuqinë për të bërë zgjedhje të reja.
Pasi të keni identifikuar se ndryshimi është i nevojshëm, mos ndërmerrni veprime menjëherë – planifikoni një takim me një terapist, trajner ose këshilltar për të eksploruar zgjedhje të reja dhe për të nxitur idetë. Flisni me miqtë tuaj të ngushtë. Filloni të shkruani idetë e reja.
Sa më të ndërgjegjshëm të jeni në këtë proces, aq më e dukshme është nevoja për ndryshim. Vendosja e qëllimeve personale si ndjekja e pasioneve, udhëtimet, kurset, aktivitetet sportive etj. do të qartësojë gjithashtu stilin e ri të jetesës që dëshironi.
Psikiatri Sean Grover thekson gjithashtu një pyetje të thjeshtë. Përpara se të vendosni të bëni një ndryshim në stilin e jetës, imagjinoni veten në të ardhmen dhe përfundoni këtë fjali:
“Sa mirë që 20 vjet më parë vendosa të______.”
Përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të zgjojë një dëshirë të fshehur për një mënyrë krejtësisht të re jetese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara