Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky tha të martën se Shtetet e Bashkuara duket se po shkojnë drejt daljes nga pandemia duke theksuar se në shtatë ditët e fundit, mesatarja e numrit të infeksioneve të reja dhe vdekjeve si pasojë e virusit, është më e ulta që prej fillimit të pandemisë.
Gjatë një konference të ekipit të reagimit të Shtëpisë së Bardhë, zonja Walensky tha gjithashtu se shifrat më të fundit tregojnë se “të gjithë duhet të kemi optimizëm të kujdesshëm”.
Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19-n, Andy Slavitt tha se javën e fundit numri i rasteve te reja me coronavirus ishte në rënie në të 50 shtetet për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.
Nga ana tjetër janë ngadalësuar normat e vaksinimit dhe zonja Walensky tha se SHBA kryen 1.5 deri në 2 milionë vaksinime në ditë. Sipas saj në më pak se një javë që kur Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe CDC-ja autorizuan përdorimin e vaksinës Pfizer tek adoleshentët 12 e sipër, janë vaksinuar më shumë se 600,000 të rinj.
Zonja Walensky vuri gjithashtu në dukje se 60% e të gjithë amerikanëve 18 vjeç e lart kanë marrë të paktën një dozë, një shenjë e mirë drejt përmbushjes me lehtësi të objektivit të Presidentit Joe Biden për të vaksinuar të paktën me një dozë 70% të popullsisë deri më 4 korrik.
Gjatë së njëjtës konferencë, Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë mbi çështje të shëndetit publik, Anthony Fauci siguroi amerikanët për efikasitetin e vaksinave kundër COVID-19-s. Ai tha se studimet e fundit tregojnë se vaksinat aktuale që po injektohen në vend po rezultojnë efektive në garantimin e mbrojtjes kundër varianteve të coronavirusit, përfshirë variantin B.1.6.7, të identifikuar fillimisht në Indi. /Voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë – pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia
Kryediplomati turk thotë se vendi i tij mund të pranojë disa palestinezë të liruar nga Izraeli
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos