Casillas: Arsenali? Nuk ka më mirë se Reali

Casillas, 33-vjeçar, ka kaluar gjithë karrierën e tij te Madridi, por ai së fundi është kritikuar për performancat e tij, transmeton Telegrafi.
Ai po ashtu mund të mbetet dytësor nëse Reali transferon Davide De Gean nga Manchester United, që ka bërë mediat të spekulojnë për një kalim të tij në Ligën Premier, më saktësisht te Arsenali.
Spanjolli është pyetur për spekulimet që e lidhin atë me një kalim te skuadra angleze, por është përgjigjur shkurtimisht në formë pyetëse: “Ku do të gjej më mirë se sa këtu?”. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































