Jamie Carragher ka zbuluar gjestin shokues që Milani ka bërë në dhomën e zhveshjes pasi u mposhtën nga Liverpooli në finale të Ligës së Kampionëve. 

AC Milan e lëshoi nga duart epërsinë prej tre golash ndaj Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2005. 


Golat e pjesës së dytë nga Steven Gerrard, Vladimir Smicer dhe Xabi Alonso barazuan shifrat ndaj Milanit, para se gjiganti anglez të fitojë në penallti me rezultat 3-2. 

Ky rikthim i jashtëzakonshëm i Liverpoolit ka mbetur në mesin e momenteve legjendare në Ligën e Kampionëve. 

Carragher, i cili ka luajtur tërë ndeshjen, ka rikthyer kujtimet e asaj fitore, duke zbuluar se çfarë ka bërë skuadra e Milanit në dhomën e zhveshjes pas humbjes. 

Ai pretendon se skuadra e Milanit la të gjitha gjërat e tyre në zhveshtore, me ekipin e Liverpoolit që e shfrytëzuan këtë situatë. 

Sipas Carragher, ai mori një fanellë të Paolo Maldinit, me Gerrard që po ashtu mori një. 

“Ata lanë gjithçka në dhomën e zhveshjes. Medaljet, fanellat dhe gjithçka tjetër. Kështu, të gjithë ne ishim aty duke marrë gjëra, dikush më tha ‘a e do fanellën e Maldinit?’”, ka thënë Carragher. 

Në vitin 2023, Maldini iu bashkua Carragherit në panelin e CBS Sports, aty ku ish-mbrojtësit rikujtuan përballjet e tyre, që përfshijnë dy finale të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

telegrafi sport app