Jamie Carragher këmbëngul se Manchester United do të përballet me një detyrë të vështirë edhe nëse vendos të shesë Marcus Rashford .

Rashford u hoq nga formacioni i parë në ndeshjen ndaj Man Cityt të dielën ku Djajtë e Kuq fituan me rezultat 2-1.


Megjithatë legjenda angleze Jamie Carragher thotë se do të jetë e vështirë që Rashford të gjej klub të ri duke marrë parasysh edhe pagën e tij të lartë.

"Shumica e trajnerëve duan të përcjellin një mesazh te lojtarët për standardet e klubit," shpjegoi ish-lojtari i Liverpoolit në Sky Sports .

“Në disa mënyra, ky duket si një vendim më i madh se sa është në të vërtetë. Po flas për Marcus Rashford, a është ai një titullar i Manchester United? Sa i mirë është ai?

“Të jem i sinqertë, mendoj se ne flasim shumë për Rashfordin, ai është një lojtar i mirë, por jo i madh".

“Ai është një lojtar i mirë për Manchester United. Por është koha që ai të largohet nga klubi, por kush e di nëse do të ketë dikush që do ta marrë atë, duke pasur parasysh pagën [300,000 £ në javë] që Marcus merr".

“Në një moment, rrugët e klubit dhe lojtarit do të ndryshojnë në mënyrë të pashmangshme. Si për Rashfordin dhe për klubin, sa më shpejt ai të largohet aq më mirë", deklaroi Carragher. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app