Këngëtarja me prejardhje çame, Enkelejda Alushi-Arifi, pa dyshim është ndër këngëtaret më të adhuruara në Kosovë dhe më larg dhe konsiderohet si këngëtarja e vajit dhe e mallit, por edhe e optimizmit dhe sharmit skenik. Hiti i saj, ‘Vaj e mall për Çamërinë’ është bërë një këngë, e cila shpalos dhembjen, por edhe krenarinë çame, kësaj pjese të kombit, që ndryshe quhet edhe ‘gjaku i shprishur’.
Bisedoi: Agon Foniqi
Ju jeni ndër këngëtaret e para dhe të rralla që i këndoni me vaj dhe me mall Çamërisë. E bëni këtë pse jeni me prejardhje nga atje, apo e konsideroni si një obligim prej artisteje të këngës?
Janë të dyja bashkë edhe më shumë se kaq. Është fryma me të cilën jam rritur, dashuria që më kanë ushqyer gjyshërit e mi, amaneti i tyre.
Merrni pjesë edhe në Festivalin, i cili për çdo vjet organizohet në Sarandë, ku, siç thuhet, organizohet një dasmë artistike për Çamërinë?
Është e vërtetë. Festivali i këngës dhe valles Çame i ngjan një dasme të madhe shqiptare, një sofre që mbledh rreth saj shqiptarët nga te gjitha anët e globit. Nuk ka se si mos të jem edhe unë mes tyre.
Aty ku flitet për Çamërinë jeni edhe ju. Madje, jeni sensibilizuese e çështjes së saj, prandaj i këndoni me mall dhe me vaje?
Është minimumi që unë si bijë e saj, të bëj për të. Të gjithë jemi dëshmitarë për padrejtësitë që i janë bërë popullit tonë, andaj ka ardhur koha që secili prej nesh me "armën" e tij të kryejë obligimin e tij ndaj Atdheut.
Me 4 tetor në Tiranë do të mbahet edhe një Konferencë për Çamërinë, megjithatë ju, duket se nuk jeni e politizuar, apo jeni anëtare e Partisë së z.Shpëtim Idrizi?
Gjatë " kohëve të fundit" ka mjaft aktivitete të rëndësishme kushtuar avancimit dhe sensibilizimit të zgjidhjes së çështjes çame si kjo e 4 Tetorit dhe ato po shtohen për ditë edhe më shumë.
Unë asnjëherë nuk kam qenë e politizuar, por në rastin e Shpëtim Idrizit dhe PDIU-së, ndryshon puna. Për herë të parë në histori, komuniteti ynë përfaqësohet në nivelin më të lartë shtetëror me dy deputetë, z.Shpëtim Idrizi dhe z.Dashamir Tahiri.
Kush është në të vërtet, Enkelejda Alushi-Arifi?
Pa pikë dhe presje kjo që shihni ju çdo ditë, në punë, në skenë, në rrugë, në shoqëri kudo. Unë gjithnjë jam ajo që dukem, thjesht e vërteta.
Jeni vajze çame, por jeni bërë nuse Kosove. Si ndodhi kjo. Ka ndonjë simbolike, apo?
Po, sigurisht që ka një simbolikë, ajo është Dashuria.
Ju punoni në komunën e Gjilanit në Drejtorinë për kulturë dhe duket se në këtë punë jeni e përkushtuar?
Unë jam zyrtare e lartë për Kulturë në qytetin e Gjilanit. Të qenit e përkushtuar ndaj obligimeve që më jepen ose që unë i marr është një ndër principet e mia. Kjo më bën të suksesshme në punën time. Në të njëjtën kohë, unë ushtroj profesionin tim, kështu që përkushtimit i shtoj dhe dashurinë e pasionin që kam për profesionin dhe kjo barazohet me suksesin.
Ju këndoni me shpirt dhe me zemër. Çka është për ju kënga?
Në pyetjen tuaj, ju po ashtu keni dhënë dhe përgjigjen. Kënga është shpirti dhe zemra ime, pa të do të isha si një lule e vyshkur.
Kush ua shkruan tekstet e këngëve. Duket se shumë prej tyre i shkruani vetë?
Kam shkruar edhe vetë disa, por tani për tani jam duke bashkëpunuar me mjeshtra të mëdhenj të letrave si Jorgo Papinjgji, Pandi Laço, Agim Doçi, etj.
Ju këndoni ne duet edhe me axhën, Hysni Alushin. E keni këngën traditë, apo është rastësi, një talent i lindur dhe i shkolluar?
Ne këngën e kemi traditë familjare. Mund të them se është pjesë e pandarë trashëgimi e familjes sonë. Kjo vërehet edhe në bashkëpunimet e mia me Hysniun. Ne e kemi trashëgim nga baballarët tanë, e ne ua kemi trashëguar fëmijëve tanë. Përpos që është i lindur talenti, do shkolluar dhe përsosur, kështu po veprojmë edhe me fëmijët tanë që janë duke studiuar muzikë.
Çka mund të presim së shpejti nga ju në planin e këngës?
Jam duke punuar në disa projekte të rëndësishme dhe uroj që të priten mirë nga audienca, e cila është vlerësuesja më e saktë edhe më e rëndësishmja për mua.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?