Reperi i njohur, Capital T, ka prezantuar për fansat këngën e tij më të re.

“Filma” mban titullin kjo këngë, të cilën ai e ka sjellë të vizualizuar edhe me klip.


Muzika është punuar nga Alitou, gjersa për tekstin është kujdesur vet rap-artisti.

kapo2

Klipi i këngës është i thjeshtë, por me një performancë mjaft të veçantë.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Imagine Films.

Capital T ka qenë shumë aktiv gjatë vitit me projekte të shumta muzikore e gjithashtu edhe në koncerte.

Së fundmi, ai ka qenë mjaft i përfolur në media, kjo edhe për shkak të aksioneve të shumta humanitare që ka ndërmarrë, për tu dalë në ndihmë njerëzve në nevojë. /Telegrafi/